E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës- Rritja e çmimëve, aksion i tatimorëve në tregje

Durrës- Ndërsa në kryeqytet Task-Forca e Bashkisë deklaroi se çmimet e produktëve ushqimore vazhdojnë të jenë stabël, mesa duket diçka e tillë nuk po ndodh në qytetin e Durrësit. Mesohet se çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm vazhdojnë të njohin rritje të vazhdueshme në tregjet e Durrësit. Në këto kushte tatimorët kanë nisur aksionet dhe gjobitjet për tregtarët abuzues më çmimet.

Me qellim parandalimin e rritje së çmimëve me rastin e festave të fundviti, ditën e sotme janë zhvilluar kontrolle në tregjet e shitjes me shumicë në akse të ndryshme rrugore.

Sipas kreut të Tatimeve në Durrës, Shkëlqim Fortuzit janë ndeshkuar me 70 milionë lekë gjoba dhe sekuestro malli, shumë subjekte që kanë abuzuar me çmimet. Ai ka nënvizuar se aksionet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke u shtrirë edhe në tregjet me pakicë dhe nëpër supermarket.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Rritja e çmimeve, Bashkia: Do publikohen subjektet abuzues Tiranë- Emrat e të gjithë subjekteve që rrisin çmimet, me...
  2. Rritja e çmimëve në fundvit, masa ndëshkuese për tregtarët abuzues Tiranë- Të gjithë tregtarët që rrisin çmimet në mënyrë abuzive,...
  3. Çmimet në tregje, Panariti: Të stabilizuara Tiranë- Ditën e sotme ka rivazhduar aksioni i Task-Forcës së...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›