Arben Ristani: KQZ nuk duhet të ndryshojë
Share
Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, deklaron se depolitizimi i administrimit te zgjedhjeve duhet te preke komisionet e niveleve te dyta dhe te treta, por jo domosdoshmërisht KQZ. Duke komentuar raportin e Komisionit te Venecias për zgjedhjet lokale te 8 majit, ku KQZ ishte ne qendër te debatit politik, Ristani ka theksuar se ky institucion ka nevoje për konsensusin e te gjitha partive. Ne raportin e miratuar te premten nga Komisioni i Venecias sugjerohej qe pjese e KQZ te ishin edhe përfaqësues te gjyqësorit dhe shoqërisë civile për te thyer dominimin e dy partive te mëdha.