E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mavi Marmara”, zyrtarët izraelitë përballen me gjyqin turk

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gabi Ashkenazi, dhe ish-krerët e inteligjencës ushtarake, marinës dhe forcave ajrore pritet të gjykohen në mungesë.

Nëntë aktivistët pro-palestinezë u vranë pasi trupat izraelite sulmuan anijen “Mavi Marmara” në maj të vitit 2010, teksa po përpiqeshin të thyenin bllokadën izraelite dhe të dërgonin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Agjencia turke e lajmeve “Anatolia” raportoi se një prokuror në gjykatën në Stamboll ka kërkuar që secili prej zyrtarëve izraelitë të përballet me nëntë burgime të përjetshme.

Tre komandantët e tjerë janë ish shefi i marinës, Nënadmirali Eliezer Marom, ish-kreu i inteligjencës ushtarake, Major Amos Yadlin, dhe ish-kreu i forcave ajrore, Brigadier Gjeneral Avishai Lev.

Izraeli ka refuzuar të bashkëpunojë për ndjekjen penale të atyre që morën pjesë në sulm. Nëse të akuzuarit shpallen fajtorë, gjykata turke mund të lëshojë një mandat arresti për ta./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-28 15:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›