E Diel, 1 Nëntor 2026

Kofi Anan viziton Sirinë pas masakrës

Në masakrën e kryer në qytetin e Houlas, afër Homsit, forcat e qeverisë siriane raportohet të kenë vrarë 108 persona, 49 prej të cilëve fëmijë dhe 34 gra.

Ambasadori i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë atë që e quajti “cunami gënjeshtrash” nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Në Moskë, kryediplomatët e Rusisë dhe Britanisë së Madhe thanë se plani i paqes i Kofi Ananit ishte shpresa më e madhe për Sirinë.

''Moska është shumë e alarmuar nga fakti që plani i Annan nuk po realizohet në mënyrë të plotë dhe frytdhënëse, fakt që e tregon qartë masakra në Hula'', theksoi ministri Lavrov, gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij britanik William Hague, pas një takimi të zhvilluar sot në Moskë.

/Start/

                                                                                             2012-05-28 12:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›