Peqin, ekzekutohet për vdekje një 60 vjeçar
Nënë e birë ekzekutojnë për vdekje një 60 vjëçarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në fshatin Karinë të qytetit të Peqinit, ku 60 vjeçari është qëlluar nga dy shtetasit pranë oborrit të banesës së tij. Polica arreston autorët.
PEQIN- Nënë e bir kanë ekzekutuar një ditë më parë me arme zjarri një 60 vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia bën të ditur vetëm inicialet e viktimës N.Z, i cili është ekzekutuar nga 27 vjeçari Hamdi Zeka 27 vjeç dhe e ëma e tij Shyqe Zeka 58 vjeç, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Karinë të qytetit të Peqinit. Viktima është dërguar fillimisht nga bashkëfshatarët e tij, për në spitalin e qytetit të Lushnjes, por duke mos i mbijetuar dot plagëve humbi jetën. Mësohet gjithashtu se 60 vjeçari është qëlluar nga dy shtetasit shumë pranë oborrit të banesës së tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve, dhe mendohet se shkak i vrasjes së 60 vjeçarit ka qenë një sherr banal për motive të dobëta. (a.r/news24/balkanweb)