Lohan: Luftë pa kompromis krimit
30/09/2009 Diplomati evropian insiston te krimi financiar: Kujdes dogana. Thirrje opozitës të hyjë në kuvend
DURRES- Diplomati i Komisionit Evropian në Tiranë Helmuth Lohan ka ribërë të qartë edhe një herë detyrimin e të gjitha organizmave dhe institucioneve shqiptare domosdoshmërinë e luftës kundër krimit dhe organizatave kriminale. Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës ambasadori i KE ka vlerësuar cilësisht reformat dhe luftën që u është shpallur veprimeve të kundërligjshme në sektorin e tatimeve, doganave, financës etj. Lohan ka kërkuar veçanërisht nga dogana shqiptare që të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe Krimit Ekonomik e Financiar.
Lufta kundër krimit
Ambasadori Helmuth Lohan ka theksuar se strategjitë e reja të qeverisë shqiptare kanë dhënë efekte të dukshme, ndërsa ka kërkuar që reformat të shtrihen në të gjitha damarët financiare dhe doganore. Pastrimi i parave dhe shkatërrimi i rrjeteve e organizatave kriminale kanë qenë në fokus të këshillave që ka afruar diplomati i Komisionit Evropian. “Doganat dhe institucionet shtetërore duhet të forcojnë luftën ndaj krimit financiar si dhe pastrimit te parasë, duke implementuar strategji te reja si dhe duke krijuar lidhje te forta me Perëndimin”,-ka bërë të qartë Lohan. Në kuadër të kësaj lufte pala shqiptare ka pasur edhe mbështetjen e autoriteteve gjermane të kualifikuar. Që prej dy vitesh marrëveshja me autoritetet gjermane të Antikrimit Ekonomik e Financiarë, si dhe të luftës kundër rrjeteve kriminale të pastrimit të parave është cilësuar pozitiv. Sipas ambasadorit të KE-së, autoritetet shqiptare kanë treguar vullnet, vendosmëri dhe seriozitet në këtë drejtim, por për Lohan “Institucionet shqiptare kanë ende shumë rrugë për të bërë”. Strukturat e ngritura kanë në përbërjen e tyre përfaqësues e ekspertë nga Prokuroria, tatimet, financa e dogana nisur nga modeli gjerman. “Jam i kënaqur nga puna mes palëve dhe statistikat flasin për rezultate konkrete”,-tha ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Diplomati i huaj është shoqëruar në këtë vizitë pune në Durrës edhe nga drejtori i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme Artur Selmani. Tryeza ka ndarë të njëjtin mendim lidhur me hapat e mëtejshëm kryesisht në doganë. Për Prokurorinë shqiptare mbetet emergjente përgatitja e hartimi i një drafti për hetimin e krimit financiar. Ndërkohë në lidhje me bojkotin që opozita po i bën Parlamentit Lohan ka bërë thirrje për një debat konstruktiv mes palëve. Sipas tij, ky debat për të mirën e të gjithë bëhet vetëm në Kuvendin e Shqipërisë.
Projekti
Sipas drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme Artur Selmani, ka pasur një rritje të krimit ekonomik në periudhën 2001-2005 dhe kjo për shkaqe të trafikut ilegal, krimit financiarë dhe kapjes së institucioneve nga rrjetet kriminale. Shqipëria, që prej vitit 2007 është përfshirë në projektin e binjakëzimin në zyrën federale gjermane, ku përfitues janë tatimet, dogana, Prokuroria dhe financa. Ndonëse periudha dyvjeçare është e shkurtër në këtë marrëveshje, sipas ekspertëve, rezulton një ndërgjegjësim i dukshëm nga institucionet shqiptare për të bashkëpunuar në ndëshkimin e aktiviteteve të paligjshme.