Mbarojnë ditët e lumtura, leku i rikthehet rënies
Leku shqiptar pësoi një rënie të konsiderueshme gjatë dy ditëve të fundit dhe humbi 1.8 për qind të vlerës kundrejt euros, bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Euro u kuotua dje 130.76 lekë, 1.42 lekë më shumë se të hënën. Të hënën, euro u shtrenjtua me 0.97 lekë të tjera. Lëvizje kaq të forta brenda dy ditëve janë shumë të pazakonta për lekun shqiptar dhe shumë ekspertë besojnë se mund të shkaktohen vetëm nga ndërhyrje spekulative në treg. Kështu, leku fitoi 1.3 për qind të vlerës kundrejt euros gjatë javës së kaluar, por humbi 1.8 për qind në dy ditët e para të kësaj jave.
Vlerësimi i lekut gjatë javës së kaluar iu atribuua pjesërisht fluksit të konsiderueshëm të valutës së sjellë nga vëzhguesit e huaj të zgjedhjeve, si dhe nga kërkesa e lartë për lekë nga bankat që po përgatiteshin të blinin bono thesari. Por të dy faktorët pushuan së ekzistuari gjatë kësaj jave.