Kategorite sociale kush i shperndan masterat
Kuotat e pranimeve per te verbrit ndahen per aplikantet me statusin e te verbrit nga MASH-i sipas listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve.
Kuotat e pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH-i sipas listes se hartuar nga shoqatat respektive perkatesisht Shoqata Kombetare te Romeve dhe Shoqata Kombetare te Ballkano-Egjiptianeve. Kuotat e pranimit per shtetasit e huaj qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise ne ciklin e dyte te studimeve sipas shkronjes d te pikes 1 te ketij vendimi administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ato te shperndahen ne baze te marreveshjeve dy apo shumepaleshe ndermjet vendeve.
Cdo program studimi i ciklit te dyte funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2010-2011 ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente.