E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shutanovaç: Tërheqja e KFOR-it, në koordinim me Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka deklaruar se vendimi për pakësimin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë duhet të merret në koordinim me Beogradin, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e pakicës serbe.
Shutanovaç ka theksuar se pakësimi i trupave të KFOR-it nuk është një projekt pozitiv, por ka nënvizuar se ka marrë garanci nga NATO se tërheqja do të bëhet në bazë të situatës në terren.
Më tej zyrtari serb ka shtuar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, por e ka vënë theksin tek krimi i organizuar, i cili sipas tij financon terrorizmin shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›