Ndjekja e të arratisurit Ilir Kupa, policia greke ndryshon plan
Hetimet për zbulimin dhe kapjen e shqiptarit të arratisur nga burgu, Ilir Kupa po zhvillohen në një zonë të madhe, shumë të thyer dhe me bimësi të dendur rreth prefekturës së Janinës pranë kufirit me Shqipërinë, ku natën kërkimet vështirësohen, pasi mjegulla mbulon gjithçka dhe termometri nuk i kalon 5 gradë Celsius.
Sipas policisë, 27 vjecari Ilir Kupa është i armatosur me një Kallashnikov me krëhër të dyfishtë, pistoletë e ndoshta dhe me granata dhe mund të bëjë veprime me pasoja të paparashikueshme mbi veten apo mbi forcat e policisë.
Për këtë arsye policia ka rishikuar planin e operacionit, sipas të cilit, do të kryejë lëvizje shumë të matura në errësirë, duke u shmangur të bëhet objektiv.
E gjithë vëmendja është kthyer tek lumi Kalama, përgjatë të cilit Ilir Kupa mund të lëvizë për të arritur fshatrat Lia e Agia Marina dhe nga atje të kalojë në Shqipëri. Hetime janë kryer në të gjitha shtëpitë e pabanuara të zonës, ku Kupa mund të kërkojë strehim, ushqim dhe ujë, ndërkohë që deri tani shenjat e gishtërinjve të tij janë identifikuar në dy shtëpi, në Zallogo dhe në Polidroso. Në këtë të fundit, ai ka ndaluar pas vrasjes së Marian Kolës për t’u strehuar e ushqyer. Disa foto të transmetuara nga TV Alfa janë bërë pikërisht në këtë shtëpi, ku në enët e kuzhinës dhe në frigorifer janë gjetur shenjat e tij të gishtërinjve. (Fotot, në linkun e mëposhtëm) Në këto pika nuk janë gjetur shenja, që mund të vërtetojnë se 27 vjecari është plagosur.
Nga lidhjet e policisë greke me homologët në Shqipëri, mësohet se i arratisuri nuk ka hyrë në territorin shqiptar.
(a.jo/Balkanweb) Lidhje te tjera FOTO - Vendi, ku sipas policisë ka qëndruar i fshehur Ilir Kupa