Dokumentari Anija i regjisorit Roland Sejko ne shtypin italian
Dokumentari "Anija" i regjisorit Roland Sejko ka tërhequr vëmendjen e shtypit italian. Gazeta prestigjoze “Corriere della sera” i ka dedikuar një faqe me kryeartikull "Ëndrra, frikë, ngjitje. Kështu ja kemi mbathur nga Shqipëria"
Në ditët e para të Marsit 1991, në horizontin e bregut Adriatik të Italisë u shfaqën disa anije, të cilat do të shënonin atë që do të quhej “eksodi i shqiptarëve”.
Ky është rrëfimi i një udhëtimi, anijesh dhe njerëzish, që shërben për rindërtimin e tre eksodeve të mëdha të shqiptarëve. “Anija” e nis udhëtimin drejt Italisë.
Dokumentari dëshmon se cilat kanë qenë përpjekjet e njerëzve për t'u ngjitur në ato anije, momentin e largimit, por dhe “mikëpritjen” e vendit fqinj, Italisë.
Qëllimi i këtij dokumentari është të pasqyrojë historitë e njerëzve që ishin në atë udhëtim. Eva, Qaniu, Majlinda, Agroni janë disa nga personazhet e dokumentarit, të cilët do të ribënin përsëri atë udhëtim, sepse emigrimi për ta ka qenë mundësia më e mirë për të gjetur veten.
Filmi është një ndërthurje harmonike mes pamjeve arkivore të gjetura në Arkivin e Filmit, por edhe në kronikat e televizioneve italiane, duke përballur propagandën e partisë me dyndjet e njerëzve drejt bregut, ngjitja në litarë, kalvari i mbylljes në stadiumin e Brindisit, shembja e regjimit dhe dyndja për të dytën e herë drejt
anijeve nën dhunën e vitit 1997. Personazhet përmes historive personale, asaj që ishin dhe asaj që janë, ndërtojnë rrëfimin.
Dokumentari "Anija” aktualisht është në festivalin e Torinos, pas suksesit të premierës së dhënë në edicionin e 13-të të festivalit të filmit shqiptar.