E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrijnë reagjentët për të kryer analizat

Ndizet drita jeshile në spitalin "Nënë Tereza". Në spitalin universitar kanë mbërritur reagjentët. Sasia nuk është shumë e madhe, megjithatë është një fillim i mirë po ta krahasosh me gjithë "varfërinë" që ka pushtuar QSUT-në kohët e fundit. Një sasi reagjentësh që shërbejnë për të kryer analizat e thjeshta janë depozituar në magazinat e spitalit. Ndërsa pritet që në javët në vazhdim të vijë edhe një pjesë e ilaçeve të munguara në spital, për të cilat pacientët kanë bërë dhjetëra ankesa në dyert e drejtorisë. Janë mbushur tre muaj që kur në spital ekzaminimet janë bërë pjesë e gangrenizimit të shërbimit shëndetësor. Një listë e gjatë tenderësh nuk janë realizuar, ndërsa një pjesë e madhe e aparaturave diagnostikuese mbeten ende të prishura.

Është premtuar që të gjitha mungesat, problemet me mangësitë apo aparaturat e prishura do të rregullohen duke përshpejtuar procedurat tenderuese, ose duke kryer blerje të drejtpërdrejta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›