Drogat sintetike, 4% e të rinjve konsumojnë ekstazi
Numri i gjimnazistëve që konsumojnë lëndë narkotike po rritet ndjeshëm. Shifrat, krahasuar me vendet e rajonit, nuk janë alarmante, megjithatë ato tregojnë se rreth 4 për qind e të rinjve konsumojnë droga, ndërsa rreth 6 për qind e tyre i kanë provuar ato të paktën një herë. Droga më e lirë, më në modë dhe më e përdorshme, mbetet hashashi. Një substancë e tillë konsiderohet drogë e lehtë, por efektet e saj pas disa kohësh janë të rrezikshme. Duke marrë parasysh popullsinë e vendit tonë nuk është i ulët numri i gjimnazistëve që konsumojnë drogë, duhan dhe alkool, madje vihet re një konsum i konsiderueshëm dhe i drogave sintetike siç është ekstazi. Instituti i Shëndetit Publik publikon shifra në përqindje në konsumimin e drogave sipas llojit të tyre, që prej viteve ‘90, ku u evidentuan rastet e para. Studimi i është referuar konsumit të lëndëve narkotike nga gjimnazistët në Tiranë. Nga anketimi i rreth 4 mijë nxënësve të shkollave të mesme në vend ka rezultuar se droga që konsumohet më shumë është kanabis apo (hashash). Janë rreth 6.6 për qind e gjimnazistëve, që kanë pohuar se kanë konsumuar të paktën një herë lëndë narkotike. Mes meshkujve dhe femrave, numri i meshkujve është mesatarisht 9 herë më i madh. Një tjetër drogë që është përmendur nga nxënësit në plotësimin e anketave ka qenë edhe ekstazi. Të tilla substanca gjejnë konsum më të gjerë në lokalet e natës. Vendi ku konsumohet më shumë alkooli dhe duhani janë lokalet dhe baret, sidomos ato afër shkollës. Për sa i përket konsumit të drogave, vendet dyshuese mbeten pubet dhe diskotekat, megjithatë studimi i Institutit të Shëndetit Publik nuk ka referuar konkretisht të dhëna për vendet se ku marrin substanca narkotike të rinjtë. Shifrat janë edhe më të larta kur bëhet fjalë për konsumin e alkoolit apo duhanit.
Një tjetër pikë e anketimit pyeste nxënësit nëse ndodheshin shpesh të pashpresë, të rënduar emocionalisht apo edhe të depresionuar. Më shumë se 23 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se: "Janë ndjerë të pashpresë çdo ditë për më shumë se dy javë rresht". Sipas mjekëve psikiatër, zgjatja e një gjendjeje të tillë është fillimi dhe simptoma e parë e depresionit. Tendenca për të pasur një gjendje të zgjatur dhe të vështirë emocionale vihet re më shumë te femrat sesa te meshkujt. Ndërkohë që shumë pak nga të anketuarit kanë pranuar se kanë kërkuar ndihmën e duhur për këto shqetësime.