E Diel, 1 Nëntor 2026

"QSUT-ja kurrë më mirë se sot, por sërish mbrapa botës"

Për kushtet e vendit tonë, ky spital i plotëson të gjitha parametrat. Ka elitën mjekësore, është spital terciar, por pavarësisht kësaj është shumë larg standardeve të kërkuara nga bota. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e drejtorit të spitalit "Nënë Tereza", Mati Pepa. Duke iu referuar statistikave të vitit të kaluar, Pepa tha se "vetëm gjatë vitit 2007 në QSUT janë kryer 5 milionë diagnostikime, nga këto 2 milionë analiza laboratorike". Sipas Pepës, qeveria ka në proces shpenzimi fonde të mëdha për pajisjen me aparatura të spitalit të ri, që po ndërtohet në QSUT dhe pritet të mbarojë në prill të 2009. "Aparaturat ekzistuese u përkasin teknologjive të kaluara, që jo rrallë herë nuk u gjenden pjesë këmbimi", tha Pepa. Sipas tij, QSUT-ja është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë për çdo projekt që ka lidhje me menaxhimin më të mirë të institucionit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›