Mbërrin edicioni X i Fiera del Levante, më 29 prill-2 maj

Tiranë, 26 prill, NOA Gjatë datave 29 prill deri më 2 maj, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet Fiera del Levante, panairi i njohur si traditë e ekspozimit të sipërmarrjeve italiane në vendin tonë.
Bëhet me dijeni se në ceremoninë e inaugurimit të këtij panairi, do të jenë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, zv/ministri Italian i Zhvillimit Ekonomik Adolfo Urso, ambasadori i Italisë në Shqipëri Saba D'Elia, presidenti i rajonit të Pulias Niki Vendola dhe ministrat shqiptarë Dritan Prifti, Genc Ruli, Fatmir Mediu etj.
Panairi i cili tashmë ka arritur në edicionin
e tij X është konceptuar në përputhje me mundësitë e ofruara nga tregu shqiptar
i cili është në zhvillim të vazhdueshëm, me qëllimin e përafrimit të tij me
nevojën e firmave italiane për ndërkombëtarizim.
Në këtë edicion, ICE Tirana në bashkëpunim me rajonin e Pulias ka organizuar
një grup prej 15 kompanish pulieze të sektorëve me interes si: cikli i ujit,
menaxhimi i mbeturinave, energjisa e rinovueshme dhe ndërtimi i qëndrueshëm
etj, si pëshembull kompania "Giovanni Putignano & Figli",
"Ecoacqua Ltd", "Luciano Russo", "RDM Ltd" dhe
kështu me radhë.
n.e/NOA