E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt protesta kunder Presidentit

Mbështetësit nga një anë, kundërshtarët nga ana tjetër, për presidentin egjiptian Mohamed Mursi ka qenë një test domethënës, dy muaj pas zgjedhjeve që e bënë atë presidentin e parë që nuk ka dalë nga radhët e ushtrisë. Por ka shumë nga ata që kundërshtojnë një fillim mandate që duket se i ka dhënë votën një konsolidimi të tepruar të pushtetit, duke u shqetësuar për laicitetin e shtetit, duke kujtuae se Mursi vjen nga partia e vëllezërve muslimanë. “Nuk duam Mursin, nuk duam vëllezërit muslimanë, nuk duam që ata të dominojnë. Këto kanë qenë disa nga parullat e hedhura nga protestuesit. Një prej tyre është shprehur se vëllezërit muslimanë nuk mund të jenë mbi ligjin. Dhe se ata duhet ti binden ligjeve të partive politike, lëvizjeve dhe shoqatave si dhe duhet të paguajnë taksat si gjithë të tjerët. Vëllezërve muslimanë, të cilëve zgjedhjet e fundit u kanë dhënë një dominim pothuajse absolute, i vihet më tepër në dukje se nuk janë regjistruar rergullisht si një Organizatë jo qeveritare, edhe pse krahu i tyre politik ka statusin e një partie. Por ndërkohë ka dhe nga ata që kërkojnë hetime për financimet e tyre. Manifestimi në Kajro, ku merrnin pjesë rreth 2 mijë protestues ka sjellë edhe disa përplasje me mbështetësit e presidentit. Në Kajro dhe në Aleksandri ka pasur të shtëna armësh, dhe janë regjistruar disa të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›