E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin me poste 560 grame kokaine

Tirane - Rreth 560 grame droge ka mberritur ne kryeqytet nepermjet postes Shqiptare. Ndersa dy jane pronaret e saj, te cilet kane shkuar per ta marre mallin. Eglant Muka, 39 vjec dhe Eduart Smajli, 41 vjec, i denuar me pare per trafikim te lendeve narkotike ne Itali, jane vene ne pranga dy dite me pare, menjehere sapo kane marre 4 pakot ne te cilen ishte paketuar sasia e droges. Ne cilesine e prove materiale policia ka sekuestruar lenden narkotike.

Operacion "Asta la Vista" ka bere te mundur venien ne pranga te dy personave, te cilet do te merrnin sasine prej 560 gram lende narkotike, e llojit kokaine. Sasia e droges eshte nisur dy dite me pare nga Argjentina nepermjet postes, ndersa personi, i cili duhet te merrte pakon ishte shtetasi Eduart Smajli. Kane qene skanerat e policise gjermane, ku edhe ka kaluar pakoja, qe kane nxjerre perberesin e saj. Ne saje te nje bashkepunimi me Policine Shqiptare eshte bere e mundur lejimi i pakos, per te kapur pritesit e saj ne vendin tone, cka do hidhte drite mbi pjesetaret e ketij rrjeti trafiku. Keshtu, efektivat blu ka zene pozicion ne Posten Shqiptare dhe ka pritur derisa pakoja te dorezohej te pronaret e saj. Sapo dy shtetasit, Eglant Muka e Eduart Smajli kane terhequr pakon e ardhur nga Argjentina, policia ka startuar operacionin duke kryer arrestimin e tyre. Arrestimi i tyre, u be i mundur nga bashkepunimi i Drejtorise Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ne bashkepunim me Posten Shqiptare, Policine Gjermane dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda. Sipas burimeve zyrtare policore, arrestimi i ketyre shtetasve u be, pasi dyshohen se kane konsumuar elementet e vepres penale te "Trafikimi i lendeve narkotike". Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimet per identifikimin e personave te tjere te ketij rrjeti. Nga ana tjeter mesohet se do te nisin bashkepunimet me Argjentinen per identifikimin e personit, qe ka postuar pakon me lenden narkotike.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›