Topi: SHBA, percaktues per ne
UASHINGTON - Shqiperia, edhe njehere merr mbeshtetje amerikane. Vec diaspores shqiptare ne SHBA, dhe ambasadori amerikan per statusin e Kosoves, Uizner ka bere prezent mbeshtetjen e forte amerikane per Shqiperine dhe shtetin me te ri ne bote, Kosoven. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pati nje mengjes pune me drejtues te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, me Drejtorin Ekzekutiv Avni Mustafaj dhe anetare te tjere te bordit. Gjate takimit, Presidenti i Republikes, duke vleresuar marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nenvizoi faktin se nje rendesi te vecante ne thellimin e metejshem te ketyre marredhenieve, luan diaspora shqiptare, dhe konkretisht edhe Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Kreu i shtetit shqiptar beri nje pershkrim te zhvillimeve ne vend si reformat e ndermarra per te permbushur standardet integruese, marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, permbylljen e ratifikimit te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit me synimin e qarte per t'u integruar ne gjirin e familjes se madhe euro-atlantike. Gjithashtu Presidenti Topi theksoi se pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, realitetit i ri ballkanik ka ndryshuar rrenjesisht duke pasur si objektiv rritjen dhe thellimin ekonomik me objektiv perfundimtar integrimin e perbashket ne Bashkimin Evropian. Nga ana e tyre, anetaret e bordit drejtues te Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan (NAAC) pasi shprehen kenaqesine e vecante te ketij takimi, prezantuan ecurine e puneve te Keshillit, vune ne pah rolin e rendesishem dhe moderator te faktorit shqiptar ne rajon, si dhe pershkruan takimet e aktivitetet e ndryshme me shqiptaret ne Amerike, por dhe me ata ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Po ne perfundim te qendrimit ne Nju Jork dhe pjesemarrjes ne punimet e sesionit te 63-te e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Kreu i shtetit pati edhe nje takim te perzemert e miqesor me Ambasadorin amerikan, Frenk Uizner, ish-perfaqesuesin e posacem e Shteteve te Bashkuara ne bisedimet per statusin e Kosoves. Sipas tij, SHBA mund dhe do te qendroje ne krah te Shqiperise dhe Kosoves ne te gjithe Ballkanin dhe per kete jam i sigurt se do te punojme se bashku. "Puna qe kemi tani perpara eshte e ardhmja, zhvillimi ekonomik dhe pjesemarrja ne te gjitha institucionet nderkombetare te politikes, te diplomacise te ekonomise", tha ai. A.G