Nga Kolumbia u postuar 2.1 kg kokaine
Me 7 nentor te vitit 2006, 2.1 kilogram kokaine kishte mberritur nepermjet aeroportit te Rinasit dhe vinte nga Kolumbia. Operacioni i koduar "Avioni Ekspres" solli prangosjen e dy personave te implikuar ne kete rrjet, nder te cilet nje grua tregtare dhe dy vellezer, kusherinj te larget te njerit prej drejtuesve te policise. Ne pranga rane Altin Kurtin dhe Violeta Shabanin. Sipas hetimeve sapo pakoja kishte mberritur ne Rinas, pritesi i mallit, Violeta Shabaj, eshte njoftuar nga nje agjenci per pakon e ardhur nga Amerika. Armand Kurti, ne bashkepunim me vellain e tij polic, Astritin, ka shkuar per te marre pakon me mjetin e tij privat. Me dy vellezerit, ka qene e pranishme edhe tregtarja e cantave te lekures, Violeta Shabaj. Gjykata e Krimeve te Renda i denoi pak muaj me pare dy te pandehurit Violeta Shabaj me 10 vjet burg, ndersa Kurtin me 11 vjet.
Tirane/ Operacioni "Shtator 2008", kontrollet shtrihen ne Tirane dhe Shkoder
Tirane/ Operacioni "Shtator 2008", kontrollet shtrihen ne Tirane dhe Shkoder