E Diel, 1 Nëntor 2026

Televizioni i Bosnjes jep pamje filmike të Mlladiçit

Televizioni i Bosnjes ka transmetuar pamje filmike të të pandehurit për krime lufte, Ratko Mladic, duke qarkulluar lirisht me njerëzit e tij të familjes.

Pamjet u transmetuar për herë të parë dje vonë nga televizioni shtetëror i Bosnjes. Ky kanal bëri të ditur se ka shtënë në dorë rreth një orë filmime, kryesisht të xhiruara pas ngritjes së akt-padisë kundër Mladiçit në vitin 1995 nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë.

Autoritetet serbe kanë këmbëngulur se nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e Mlladiçit dhe citohen nga media lokale dhe se filmimiet i jaë dorëzuar prokurorëve të Gjykatës së Hagës.

Të martën, një ish truproje i Ratko Mlladiçit i tha një gjykate në Beograd se ish komandanti i forcave serbe në Bosnje-Hercegovinë qarkulloi i lirë në Serbi nën mbrojtjen e ushtrisë deri në vitin 2002. 

Branislav Puhalo i tha gjykatës se rreth 50 roje të armatosura rëndë e shoqëronin Mladiçin, ndërsa ai shkonte në restorante, në ministrinë e brëndshme dhe në ndeshje futbolli. Ai dëshmoi në gjyqin e një grupi i akuzuar se e strehoi Mladiçin dhe e ndihmoi të shmangte arrestimin. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›