Mbërrin në Nju Jork anija nga mbetjet e kullave binjake
Një anije është ndërtuar me hekurishtet që mbetën nga rrëzimi i kullave binjake të shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Anija gjigande ka mbërritur të hënën në Nju Jork pasi ishte nisur nga Luziana vendi ku dhe ishte ndërtuar tre javë më parë.
Anija amerikane që mban që mban emrin Kullat Binjake ka lundruar në lumin Hudson pranë Graund zero në Manhatan ku ka qëlluar me 21 të shtëna në shenjë nderimi për ata që u vranë në sulmet e 11 shtatorit 2001.
Kjo ceremoni u ndoq nga të afërmit e viktimave të 11 shtatorit, nga anëtarët e ekipit të emergjencave dhe nga publiku vendas. Mes tyre kishte dhe të mbijetuar të tragjedisë.
Anija luftarake ka ardhur nga Luiziana ku u ndërtua dhe përfundoi 3 javë më parë. Ajo përmban 75 ton metal të shkrirë të rënë nga ndërtesat e Qendrës Botërore të Tregëtisë. Anija më e re amerikane ka dhe imazhin e dy kullave binjake.
Të mbijetuarit dhe ata që humbën familjarët u ndjenë të kënaqur për këtë transformim të hekurave të Kullave Binjake.
Të gjithë kureshtarët dhe vizitorët amerikanë do të kenë mundësinë ta shohin dhe ta vizitojnë nga afër anijen të mërkurën pasi ajo do të qëndrojë në New York deri më 12 nëntor.