E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në ASHAM, Ristovski: Nuk lejoj të përdoren materialet e enciklopedisë

Vijojnë debatet e ashpra në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase lidhur me enciklopedinë maqedonase. Debatet janë mes anëtarëve të ASHAM-it të cilët kërkojnë redaktimin e enciklopedisë dhe akademikut dhe kryeredaktorit aktual, Bllazhe Ristovski i cili ka kërcënuar se redaksia e re që mund të formohet mund të bëjë vetëm një tjetër enciklopedi ndërsa theksoi se nuk do të lejojë të përdoren materialet e "Enciklopedisë së tyre" që tashmë ka dalë në treg.
Kryesia e ASHAM-i dje ka shqyrtuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e njësive të akademisë, lidhur me vlerësimin e Enciklopedisë. Tre akademikët shqiptarë kanë kërkuar që të shkarkohet redaksia dhe të tërhiqet "Enciklopedia" aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›