Mbërrin në atdhe trupi i kapitenit Feti Vogli

Mbërrin në atdhe trupi i kapitenit Feti Vogli. Në orën 03.05 minuta avioni i NATO-s ulet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Jashtë policia dhe ushtrakët ishin të pozicionuar në pjesën anësore të pistës.
Pasi avioni ushtarak i NATO-s bëri uljen në pistë, në aeroport mbërrijnë edhe familjarët e të ndjerit Feti Vogli. Pas 5 minutave, trumpetat sinjalizuan daljen e arkivolit nga avioni.
Ushtarakët mbajtën arkivolin deri tek makina e funeralit. Më pas kortezhi u drejtua për në Tiranë. Trupi i dëshmorit të adheut ishte dhe në morgun e spitalit “Nënë Tereza”
Në orën 04 e 30 minuta kortezhi niset në drejtim të fshatit Baldushk, aty ku familja e kapitetit ka më shumë se 4 ditë që ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet.
Rruga për në Baldushk zgjati për më shumë se 1 orë. Familjarët nisën vajin. E para që shpërtheu në lot ishte nëna e tij….
Në orën 06.45 nisi cermonia mortore në familjen e kapitenit Vogli.
RTV “Ora News, këtë ngjarje e transmetoi Live që nga momenti i zbritjes së trupit nga avioni deri në shtëpinë e të ndjerit. Të gjitha studiot lëvizëse u pozicionuan në ambjentet brenda dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Nëpërmjet një trasmetimi maraton, gazetarët dhe operatorët, studiot lëvizëse përcollën drejtëpërsëdrejti imazhet ku kalonte kortezhi. Përveç Rinasit, studiot lëvizëse u prozicionuan përgjatë autostradës, në hyrje të Tiranës, në morg, në Sauk deri në Baldushk në shtëpinë e kapitenit.