Çavez i nënshtrohet sërish operacionit

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, do të udhëtojë sot për në Kubë, për t`iu nënshtruar një operacioni tjetër kundër kancerit.
Asambleja Kombëtare e Venezuelës, ku Çavez ka shumicën, i ka dhënë atij “kohë të pacaktuar” për të qëndruar në Kubë.
Vitin e kaluar, lideri i majtë ka deklaruar se është shëruar pas dy operacioneve të kryera në Kubë.
Nevoja për një tjetër ndërhyrje vë në dyshim fushatën e tij për rizgjedhje më 7 tetor. Ajo po ashtu vë në pikëpyetje mundësinë e Çavezit për të sunduar Venezuelën edhe për një mandat gjashtë-vjeçar nëse fiton zgjedhjet.