Mbërrin në hapësirë anija ruse

Një anije ruse me furnizime ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija M-14M mbart kryesisht ujë dhe lëndë djegëse.
Rusia tani kryeson me transportimin e furnizimeve dhe të astronautëve në stacionin orbital, pasi anija amerikane e hapësirës ka dalë në pension vitin e kaluar.
Sidoqoftë, programi hapësinor i Rusisë është përballur me probleme kohë e fundit. Në vitin 2011, industria ruse e hapësirës ka pësuar pesë lansime të dështuara të anijeve.