E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokio, Japonia dhe Rusia forcojnë bashkëpunimin

Ministrat e jashtëm të Japonisë dhe Rusisë kanë rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Gjatë një takimi në Tokio, Koiçiro Gemba dhe Sergej Lavrov u zotuan për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të ekonomisë. Vitin e kaluar, tregtia në mes të dy vendeve është rritur në 31 miliardë dollarë. Dy zyrtarët thanë gjithashtu se duhet të adresojnë mosmarrëveshjen e tyre për ishujt në një mënyrë të qetë.
 

Katër ishujt, të cilat në Rusi njihen si Kurile ndërsa në Japoni si Territore Veriore, u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore. Që nga fundi i kësaj lufte, Moska mban kontrollin e tyre. Mosmarrëveshjet rreth ishujve nuk i kanë lejuar dy vendet që të nënshkruajnë edhe zyrtarisht traktatin e paqes që do t`iu jepte fund armiqësive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›