SHBA, kërkesë për shtrirje ushtarake në Azinë Juglinore

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane, Robert Uillard, tha se Shtetet e Bashkuara duan një prani më të madhe ushtarake në Azinë Juglindore, por jo edhe baza ushtarake atje.
Kreu i Komandës së Paqësorit tha se disa trupa amerikane në Australi dhe anije të marinës në Singapor do t`u lejonin Shteteve të Bashkuara të alternonin forcat më lehtë në rajon, por pa koston e bazave.
Ai shtoi se SHBA po kërkon diçka të ngjashme edhe me Filipinet.Analistët thonë se veprimet e Shteteve të Bashkuara janë përgjigje ndaj pavarësisë në rritje të Kinës.
Ndërkohë Pekini i sheh aksionet e SHBA-së si përpjekje për ta kontrolluar atë.