E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Hetime per helmim dhe reaksion

Policia e Durresit konfirmoi ngjarjen e ndodhur ne fshatin Fllake te komunes Kadund i Ri, duke bere me dije se nuk po hetohet per nje krim te mundshem, po per nje vdekje qe mund te jete shkaktuar nga reaksioni i vaksines dhe helmimi prej ushqimit. Sipas rrefimit te bashkeshorteve, ne daten 12 dhjetor te ketij viti, binjaket vella dhe moter, jane vaksinuar ne spital. Gjate ketyre diteve nuk kane shfaqur shqetesime me shendetin, pervec virozes stinore qe i kishte prekur, por pa temperature trupi. Kjo ka shtuar dyshimet tek ekspertet qe te mendojne per nje helmim nga ushqimi, kryesisht qumeshti qe eshte perdorur dhe me pas i perzier me biskota. "Kemi marre kampionet e nevojshme per analiza dhe ekzaminime, me qellim zbulimin e shkaqeve te verteta te vdekjes", thane burime zyrtare te policise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›