Vdesin binjaket, dyshohet helmimi
Durres- Binjaket gjashte muajsh, moter e vella, kane pesuar nje fund tragjik ne rrethana ende te mistershme oret e para te mengjesit te djeshem, kur u gjeten te pajete nga nena e tyre. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Fllake te komunes Katund i Ri, e konstatuar rreth ores 02:30 te mengjesit dhe me pas e raportuar ne spital dhe policine vendore te Durresit. Mjeket thane se paraprakisht dyshohet qe shkak te jete bere nje helmim i mundshem nga ushqimi, qumeshti, ose biskotat e konsumuara ne mbremje, deshmi e dhene nga nena. Por nje tjeter piste eshte edhe reaksioni qe mund te kete bere vaksinimi i foshnjave 6-muajshe pak dite me pare, per shkak te parandalimit te gripit. Ky virus, ende i pakonfirmuar nese ka qene Virusi A, ose sic njihet gripi i derrit, shihet si piste e dyte nga ekspertet, pasi nena dhe babai i binjakeve deshmuan se prej disa ditesh po kalonin viroze, por pa temperature dhe ethe.
Nena ka deshmuar gjate marrjes ne pyetje nga policia, se nuk kishte ndjere te qarat e femijeve, per te cilet kujdesej prej gjashte muajsh kur dhe i solli ne jete, ndersa i mbante ne krevate te vecante ne dhomen e saj te gjumit. Ne momentin kur i ka gjetur, nga goja e vogelusheve dallohej shkuma e bardhe dhe dergimi ne spital ka qene i kote. Vogelushet kane pasur inicialet M. V., dhe B. V., moter dhe vella. Vaksinimi i tyre konfirmohet edhe nga mjeket e spitalit te Durresit. Por nena e femijeve, G. V., ka deshmuar se foshnjat nuk kishin shqetesime serioze per jeten nga viroza qe i kishte prekur, pasi nuk shoqerohej me temperature. Rreth ores 20:00 te mbremjes se enjte ajo ka ushqyer foshnjat binjake me qumesht te perzier me biskota dhe me pas i ka vene ne gjume. Gjate gjumit nuk ka ndjere te qarat dhe ne merak eshte zgjuar rreth ores 02:30 te mengjesit, per te pare se cfare kishte ndodhur. Ka pare shkumen ne gojen e vogelusheve dhe eshte perpjekur t'i permend duke i shkundur. Kur ka kuptuar se dicka e keqe kishte ndodhur, ka kerkuar ndihmen e bashkeshortit dhe me tej te spitalit. Per ngjarjen u njoftua edhe policia vendore, qe ngriti nje grup hetimor. Ekspertet konstatuan se simptomat e shfaqura te femijet ishin te ngjashme me ato te nje helmimi, por prekja nga viroza e gripit ka ngritur dhe dyshime te tjera qe presin te konfirmohen. Ne trup nuk jane vene re shenja dhune dhe mjeko-ligjoret po perpiqen te analizojne kampione te ushqimeve dhe te gjakut te binjakeve, per te zbuluar shkaqet e vdekjes.