E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon mikeshe te motra, plackitet e moshuara

Korce- Shkon si mikeshe te motra ne Korce, plackitet 60-vjecarja nga Lushnja. Denoncimi eshte bere pasditen e se enjtes nga e moshuara, kurse policia deklaroi se kishte ndaluar si te dyshuar 28-vjecarin E. Pite, te cilit i bllokoi ne cilesine e proves materiale celularin dhe 15 mije leket e vjedhura. Ndaj Pites, banues ne lagjen nr. 13 te Korces, eshte ngritur akuza e "vjedhjes". Burime zyrtare bene me dije se denoncimi ne komisariat eshte bere nga T. Ikonomi, banuese ne fshatin Saver te Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:30, ne shtepine e motres se saj, ne lagjen nr. 5 te Korces. Duke perfituar nga mosha e thyer e grave, i dyshuari ka hyre ne banese, ku pa u vene re ka vjedhur nje celular dhe shumen prej 15 mije lekesh. Mesohet se i riu ka qene fqinj me familjen e demtuar dhe grate e kane diktuar duke e denoncuar ne komisariat. Materialet e vjedhura jane sekuestruar nga agjentet ne cilesine e proves, kurse hetimet i ndjek prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›