E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberriti ne atdhe kontigjenti paqeruajtes Eagle 4 Gjunkshi Krenare per ju

Mbërriti në atdhe me një avion amerikan Kontigjenti Paqeruajtës “Eagle 4”, pasi kreu me sukses misionin paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit. Rreth orës 15.00, të 45 trupat paqeruajtëse kanë prekur tokën shqiptare në Aeroportin e Rinasit, ku janë pritur përveç drejtuesve kryesorë të Minsitrisë së Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve, edhe nga nëntetari Aleksandër Peci. Ky i fundit u plagos në 20 shkurt të këtij viti duke kryer misionin në një zonë të Kandaharit në Afganistan, pjesë e të cilit ishte edhe Dëshmori i Atdheut, Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në po këtë ditë.

Pas familjarëve që përqafuar të gjithë të afërmit e tyre në këtë mision, ceremonia e pritjes së kontigjentit paqeruajtës, i cili shërbeu për 6 muaj në Afganistan, është organizuar në areoportin e Rinasit në pjesën ushtarake të tij. Në fjalën përshëndetësi shefi i shatbit të përgjishshëm të FA-së Gjeneral Xhema Gjunshki i përgëzoi trupat paqeruajtëse për përmbushjen me sukses të misionit të tyre, të cilët dëshmuan profëesionalizëm, përkushtim, kurajo dhe besim.

“Është nder dhe privilegj për mua të përshëndes misionin “Eagle 4”, t’ju takoj ju që përfaqësuat denjësisht forcat tona në Afganistan, përmbushët me sukses misionin tuaj. Kam ndjekur punën dhe përkushtimin tuaj për të kryer detyrat, ku dëshmuat profesionalizëm, kurajo, besim duke shtuar vlerat e FA-së në funksion të paqes”- iu drejtua gjeneral Gjunkshi 45 komandove shqiptare.

Duke u ndalur në humbjen e jetës së kapitenit Feti Vogli dhe plagosjen e Aleksander Pecit, Gjunkshi tyheksoi se fituam një dëshmor në shumë në alatarin e atdheut, ndërsa shprehu mirënjohejen për aleatët dhe Shtete e Bahsdkuara të Amerikës për mesazhet e ngrohta, vlerësimin dhe bashkëpunimin për të kryer së bashku misionet.

Në ceremoninë e organizuar më këtë rast gjeneral Brigade Viktor Berdo në fjalën e tij, pasi i uroi mirëseardhjen trupave tona paqeruajtëse, e vlerësoi misionin të rrezikshëm, por njëkohësisht edhe të suksesshëm, i cili shërbeu me profesionalizëm dhe vlera të larta në Afganistan.

“Në këtë ditë ne ndjejmë dhe ndajmë ndasinë dhe krenarinë për përmbushjen me sukses të detyrës suaj, ju treguat velera të profesionalzimit të lartë, ju fituat respektin e partnerëve dhe sollët më vete vlerësimet më të mira”- u shpreh Bërdo, i cili kërkoi të mbaheshin disa minuta heshtje në nder të dëshmorit më të ri të atdheut Feti Voglit, akti i të cilit u depozitua në Kandahar, duke skalitur emrin e dëshmorit të parë shqiptar, si modeli i ushtarakut shqiptar dhe që do të lartësojë dhe inkurajojë të gjitha misionet. Ndërsa për nëntetarin tjetër Aleksdandër Peci, i cili u plagos më 20 shkurt Bërdo u shpreh se është plotësisht i rehabilituar dhe për t’u bashkuar me shokët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›