Jashari Besimi fetar dhe konsultimi me psikologun shmang konfliktin
Konfliketet për pronësinë, për dashurinë, konflikte për hakmarrje e deri tek konfliktet për gërvishtjen e makinës, të cilat shpesh herë përfundojnë me viktima kanë si shkaqe kryesore nivelin e ulët kulturor-ekonomik, alkoolin drogën, mentalitetin shoqëror por edhe temperaturat e larta. Psikologët mendojnë se në këto ditë të temperaturave shumë të larta, ku njeriu humbet shumë lehtë arsyen dhe kontrollin, duhet të tregohet kujdes, pasi edhe shkaqet më banale mund të përfundojnë në tragjedi.
Psikologu Jashar Demiri shpreh për mikrofonin e abc neës se njerëzit e ndjeshëm, apo të rënduar psikologjikisht duhet të shmangin edhe ndjekjen e lajmeve të kronikës së zezë, sepse mund të pësojnë tronditje. Sipas Demirit një faktor pozitiv në shmangien e konfliketeve është besimi fetar dhe konsultimi me psikologun, qoftë për streset e përditshme, ankthet apo problemet e ndryshme socialo-familjare.