Mbesa e Enver Hoxhës xhiro në rrugët e bllokut
Ajo nuk e ka të shkruar në ballë që është vajza e djalit të vogël të Enver Hoxhës dhe nuk është kjo arsyeja pse të gjitha kthejnë kokat kur kalon Valbona Hoxha. Arsyeja është se mbesa e njeriut që sundoi për dekada më radhë në këtë vend, ka një bukuri fizike të pazakontë. Ndonëse i ka kaluar të 35-tat, Valbona vijon të ketë linja perfektë, edhe mbasi ka lindur dy fëmijë. Ata që e njohin tregojnë se Valbona është e fiksuar mbas kujdesit për trupit. Ajo nuk e lë as edhe një ditë palestrën, madje ka bërë stërvitje atëherë kur pak kush e dinte se ç’është palestra dhe sot ajo ka një trup të përkryer me linja të rrumbullakosura dhe shumë seksi. Në portret ka një ngjashmëri ta madhe me mamanë e saj, (me të cilën është edhe në këtë foto), duke trashëguar prej saj tiparet brune dhe flokët pis të zeza. Këtë foto e realizoi paparaci ynë pak ditë më parë teksa mama e bijë po bënin xhiro në rrugët e ish-bllokut, në atë zonë ku ato kanë jetuar atëherë kur shumë prej nesh ishim kuriozë vetëm ta shihnim se ç’ka aty brenda. Edhe sot Valbona dhe mamaja kanë shtëpi në zonën e ish-bllokut, madje Valbona ka edhe një dyqan të sajin në këtë zonë.