James Belushi dhe Edi Rama tek lokali i Fidelit
Ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe e ka thënë me zë të lartë dhe me krenari se origjina e tij është shqiptare. Ndërkohë mësojmë që pak ditë më parë presidenti i Republikës zoti Bamir Topi i ka dhënë pasaportën shqiptare duke i realizuar aktorit të madh të lindur në Amerikë, një ëndërr të kahershme. Kësaj here ai kthehet për një aktivitet të organizuar nga Eagle Mobile, ku ai do të jetë edhe imazhi i ri i kësaj kompanie. James Belushi është kapur nga paparaci ynë dje në lokalin e deputetit socialist Fidel Ylli, “Royal” tek dy kullat në qendër të Tiranës, duke pirë kafe me kryesocialistin dhe kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama. Ata kanë pirë kafe së bashku me disa miq duke mos kursyer edhe batutat e humorit me njëri- tjetrin. Belushi u përfol në media pak ditë më parë për një aksident me një avion të vogël ku ishte së bashku me aktoren Brooke Shield por që fatmirësisht gjithçka kaloi pa probleme.