Taksistët protestë kundër Bashkisë: Nuk na ka mbështetur
TIRANË- Dhjetra automjete taksi 3+1, kanë protestuar sot paradite në Tiranë kundër Bashkisë së Tiranës që sipas protestuesve nuk mbështet këtë biznes.
Protesta fillimisht me automjete nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas taksistët u mblodhën para Bashkisë së Tiranës, duke mbajtur parrullua kundër politikave të ndjekura nga bashkia ndaj këtij biznesi.
Taksitstët kërkuan që ti jepet fund informalitetit në këtë shërbim, duke rritur dhe forcuar masat e kontrollit ndaj taksive të palicensuara. Pakënaqësi shprehen taksistët dhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të kaluar në korsitë e emergjencës në sheshin “Skënderbej”,e drejtë e cila u takon vetëm autobusëve. Taksistët kërkuan zgjidhje të problemeve dhe në rast të kundër kërcënuan se nuk do paguanin taksat.
(el.me/news24/BalkanWeb)