Mbështetësit e grevës bllokojnë akset kryesore rrugore

Akset kryesore rrugore në vend janë bllokuar nga mbështetës së protestës së PS-së.
Autostrada Tiranë-Durrës në hyrje të qytetit bregdetar është bllokuar nga simpatizantë të Partisë Socialiste në Durrës në mbështetje të protestave në Tiranë.
Ndërkohë që mbështetësit e grevës së PS-së janë konfliktuar me policinë e Tiranës pasi janë përpjekur të bllokojnë rrugën pranë Urës së Peshkatarit. Policia ka përdorur shkopinj gome ndaj protestusve që nuk pranonin të largoheshin nga rruga.
Protesta po zhvillohen edhe në hyrje të qytetit të Vlorës. I pranishëm në protestë është edhe deputeti Fatmir Toçi.
Mbështetësit e grevës së PS-së kanë bllokuar edhe aksin Tepelenë-Gjirokastër. Në protestë janë të pranishëm deputetët Ethem Ruka dhe Arta Dade.