Elbasan, vret maturanten e më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Një 19-vjecar, nga Vlora ka qëlluar mbi një maturante e më pas, i ndjekur nga policia, ka vrarë dhe veten. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mahir Domi”, ku Endrit Llambraj, ka qëlluar më armë zjarri mbi 20 vjecaren Gerta Faja, e cila humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkaq, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj është nisur menjëherë drejt Elbasanit, në shkollën ku ka ndodhur edhe vrasja. Dyshimet e para janë mbi motivet e xhelozisë, pasi mendohet se të rinjtë mund të kenë pasur me njëri-tjetrin një lidhje dashurie.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 ) < I mëparshmi
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 ) < I mëparshmi