Lazarat, operacione policore për bimët narkotike
Policia e Gjirokastrës ka nisur operacionet e hapura ne komunen e Lazaratit ku nuk është gjetur asnjë rrënjë bimë narkotike. Monitorimi i parcelave per kultivimin e bimëve narkotike ne kete zone te nxehte te qarkut Gjirokaster ka vijuar në dy prej lagjeve të kësaj komue përkatësisht Lenxate dhe ne Lagjen e Bregut ku forcat e Policisë kanë kontrolluar të gjitha oborret e këtyre banesave.
"Lazaratasit janë ndërgjegjësuar për ato familje të pakta që ishin problem në kultivimin e bimës kanabis sativa, dhe sot, në këto momente që flasim kemi informacione të mira që në territorin e Lazaratit sot nuk ka asnjë rrënjë kanabis sativa të kultivuar. Të na mirëkuptojnë për këtë situatë, sepse të gjithë jemi të interesuar për integrimin në Bashkimin Evropian ejt", tha Dashnor Aliko, kryetar i Komunes Lazarat.
"Ky kontroll do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, derisa të përfundojë kontrolli i zonës. më pas do të vazhdojmë dhe në zonat e tjera problematike të qarkut të Gjirokastrës, janë evidentuar të gjithë personat me precedentë kriminalë me këtë tendencë, madje dhe persona të tjerë. Ndoshta numrin mund të mos ta japë të saktë po ju garantoj se kjo punë është përfundar tashmë", tha Adriatik Tafciu, Zv.Drejtor i Policise së Gjirokastres.
Gjashte grupe, ne perberje te te cileve jane 10-12 persona do ta mbajne ne monitorim te vazhdueshem fshatin Lazarat deri ne muajin shtator. Vlen të theksohet se gjatë këtij aksioni të policisë nuk është shënuar asnjë incident me banorët e zonës.
Floreta Ligu < I mëparshmi