Dita e 11-të e grevës, deputeti Asllan Dogjani në spital
Greva e deputetëve të opozitës dhe mbështetësve socialistë është në ditën e 11-të, dhe gjendja e tyre shëndetësore rëndohet gjithnjë e më shumë. Ambulancat që ndodhen pranë cadrave të vendosura përballë selisë së kryeministrisë, kanë transportuar ditën e sotme për në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, tre grevistë. Deputeti Asllan Dogjani, është dërguar menjëherë në spital, pasi ka pasur luhatje tensioni dhe shqetësme kardiake. Mjeku Sabit Brokaj, i cili asiston grevistët tha se është evidente gjendja e rënduar e grevistëve, dhe janë shfaqur ndjeshëm shenjat e shqetësimeve trupore.
"Tani rreziqet janë nga të gjithë organet, por vecanërisht ajo që është e përbashkëta për të gjithë është që ne e quajmë ndryshimet elektrolitikë, që prekin të gjithë sistemet pasi janë substanca jetësore dhe funksionale", tha Sabit Brokaj.
Gjatë mesditës grevistët i kanë vizituar edhe një grup intelektualësh për të mbështetur grevistët, mes te cileve Kastriot Caushi, Maks Velo, Arben Puto, Piro Milkani, Lorenc Vangjeli, Petrit Malaja, Ervin Culi, etj.
Anisa Braho