Helmim masiv në Ballsh, dyshohet nga uji i pijshëm
Situata alarmante dhe paniku ka përfshirë qytetin e Ballshit, dhe rrethinat e tij gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës. Më shumë se 140 persona të grupmoshave të ndryshme me simptoma helmimi, i janë drejtuar për ndihmë mjekësorë spitalit të këtij qyteti. Bluzat e bardha duke mos mundur të përballojnë fluksin e lartë të të intoksikuarëve, kanë kërkuar ndihmën e spitalit rajonal Fier. 12 pacientët që ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore u dërguan në spitalin rajonal, ndërsa pjesa tjetër është përballuar nga stafi mjekësor i qytetit Ballsh.
Specialistët e shëndetit publik pas analizave të ujit të pijshëm kanë kundërshtuar tezën e ujit të ndotur. Ndërkohë që dhjetra forca të policisë janë vënë në gadishmëri,ndërsa në spitalin Ballsh kanë mbërritur drejtuesit e bashkisë Ballsh, të komunave të Mallakastrës, Shëndetit publik të qarkut Fier, përfshi këtu edhe specialistët e drejtorisë së ushqimit, mbrojtjes së konsumatorit, specialistë të ujesjëllësit,dhe në orët e mesnatës ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë Petrit vasili. Ky i fundit ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe ka garantuar kujdesin maksimal për pacientët. Gjithashtu është bllokuar furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit Ballsh deri në zbardhjen e analizave të tij.
Aleksandër Nushi Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 ) < I mëparshmi