E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetësit shqiptarë bllokohen në Morinë

MORINE- Ne piken e kalimit kufitar te Shqiperise me Kosoven, ne Morine mesohet se autobuset me aktiviste te nisur nga Tirana dhe qytete te tjera nuk po lejohen te kalojne kufirin.

Raportohet se autoritetet kufitare te Kosoves po zvarrisin qellimisht procedurat e kalimit te shqiptareve.

***

Rreth 100 mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur drejt pikave të kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, nga Tirana.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 100 të rinj, tek të cilët mbizotëronin ngjyrat kuq e zi, janë nisur drejt Kosovës për të marrë pjesë në aksionin e Vetëvendosjes, për të mos lejuar mallrat serbe të kalojnë në Kosovë. Nisja është bërë pranë Stadiumit Qemal Stafa ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë. Mësohet gjithashtu, se këta 100 aktivistë nuk janë të vetmi, pas shumë mbështetës të tjerë janë nisur që në mëngjes nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi.

Aksioni i Vetëvendosjes pritet që të nisë rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa  Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lejojë pjesëmarrës nga vendet fqinje, pasi sipas saj, rrezikohet stabiliteti dhe siguria në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›