Spahiu: Urrejtje për AK. Bashkim me çdo kusht
Kreu i Aleancës Kuq e Zi gjatë një tubimi sot në Tiranë tha se në javët e fundit ka një fushatë intrigash, denigrimi, nga Tirana, Shkupi dhe Prishtinë në drejtim të Aleancës Kuq e Zi.
Sipas Spahiut, këto sulme vijnë nga qarqet antishqiptare që kanë vetëm një burim, Beogradin. E gjithë kjo, vazhdoi më tej Spahiu, bëhet vetëm e vetëm për tju kundërvënë një fronti shqiptarë që synon të bashkojë zemrat e shqiptarëve, por sipas tij, bashkimi mes Kosoves dhe Shqiperise eshte i pashmangshem.
Në dy javë ka një përçmim për himnin kombëtarë, figurat publike flasin me mllef për flamurin., njerëz të medias i bashkohen urrejtjes. Nuk është rastësi, sepse këtu është një skenar antishqiptarë, për ti bërë shqiptarët me tre himne, Tiranë, Shkup, Prishtinë- tha Spahiu.
Ai hodhi poshtë akuzat për ultranacionalizëm të AK-së, duke shtuar se AK është një armatë, e cila kërkon një ndryshim, që shqiptarët të mos jenë të fundit në Evropë në Botë, në integrim dhe të gjitha fushat.
AK-ja bëri me dije se do të kërkojë kufizim të mandateve të kryetarëve të partive politike, kryeministrit, kryetarëve të Bashkive dhe komunave, pasi sipas saj, mandatet e përjetshme janë një diktaturë moderne.