E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përmbytet anija, 6 të vdekur

Pamje të anijes së përmbytur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas daljes në det të një anije e cila ngeci në rërë pranë ishullit italian, Giglio në Toskanë.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, anija Konkordia Kosta, në pronësi të Genoa Costa Cruises, ngeci në një bankë rëre jashtë ishullit, në bregdetin perëndimor të Italisë. Incidenti ndodhi gjatë kohës së darkës, bëjnë të ditur për ANSA-n, dëshmitarët e ngjarjes.

Sipas informacioneve të fundit anija transportonte rreth 3.200 pasagjerë dhe 1.000 anëtarë të ekuipazhit në atë kohë. Shumica e pasagjerëve në bord ishin italiane, të tjerët qytetarë francezë dhe gjermanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›