Mbështetje konkurrencës së biznesit
Mbështetja financiare dhe teknike e ndërmarrjeve të vogla e të mesme përbën një fazë të re të marrëdhënieve shtet-biznes. Zëvendës ministri i ekonomisë Eno Bozdo thotë se pas reformës rregullatore dhe krijimit të klimës për biznes kjo fazë e dytë synon konkurueshmërinë e ndërmarrjeve shqiptare.
"Të gjitha këto si një paketë janë thuajse të gatshme, ne presim vetëm miratimin e task-forcës që shpresojmë shumë shpejt do të ndodhë, dhe besojmë që duke filluar nga pranvera e vitit tjetër të gjitha shërbimet do të jenë atje për ndërmarjet e vogla e të mesme shqiptare", thotë Eno Bozdo, zv. ministër i Ekonomisë.
Sipas zotit Bozdo kjo paketë e re mbështetjeje që pritet të miratohet së shpejti në fazën e parë të saj do të zbatohet nga Agjensia e re e zhvillimit AIDA që pritet të krijohet në shtator.
"Kemi ende për të bërë në ndihmën konkrete, në instrumentat konkrete për konkurrueshmërinë e SME-ve, dhe e dimë që aplikimi, implementimi i standardeve dhe i sistemeve të komunikimit, fonde të caktuara dhe instrumente të caktuara për transferimin e teknologjisë, fondet për ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve shqiptare, janë të domosdoshme që ndërmarrjet shqiptare të rriten të zhvillohen dhe ne të kemi ndërmarrje sa më të shumta eksportuese", vijon Bozdo.
Aktualisht në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla e të mesme janë dy programe financimi, mbështetja e kostove për eksportuesit dhe garantimi i kolateralit për kredi për SME-të.
Adi Darsi