Mbështetje për Klodin

28/02/10 01:30
Banorët shkojnë një nga një dhe i tregojnë përkrahjen e tyre Klodit. Erioni e përgëzon për kurajon që pati e që e tha në sy dhe ndërsa të dy flasin për paragjykimin që u bëhen këtyre personave, Erioni shprehet se njeriu duhet të vlerësohet për atë që jep e jo për atë që është, pasi zgjedhjet personale mbeten personale. Pranë Klodit vjen edhe Seldi. Të dy djemtë diskutojnë për mënyrën se si mund ta ketë pritur nëna e tij këtë të vërtetë. Më vjen keq për të sepse ka vuajtur shumë- shprehet ai dhe uron që nëna e vet ta kalojë këtë gjendje sepse është e vetme, e ndaj e ka më të vështirë se të tjerët. Klodi u tregon djemve se ka qënë shumë emocionues momenti kur shkroi letrën dhe për këtë arsye, nuk ka qënë shumë në humor gjatë ditës. Erioni e pyet se si e kanë pritur pjesa tjetër e familjes dhe ai përgjigjet se e kanë kuptuar dhe e kanë pritur mirë, ndërsa për nënën kishte shumë frikë se si do e priste dhe nga kjo nuk merrte guximin tia thoshte. Ai tregon se ishte përpjekur tia thoshte dikur, por nuk e coi dri në fund e sipas tij, ajo me siguri e ka kuptuar por nuk ka reaguar. I kërkoj të falur për këdo që mund ta bezdisë- shprehet ai dhe jep një mesazh për të gjitha ato nëna që i kanë fëmijët homoseksual se duhet ta pranojnë e tu qëndrojnë pranë në cdo kohë. Erioni insiston në idenë e tij se prirjet e një personi nuk duhet të ndikojnë në raportet që krijon me të tjerët. Klodi tregon se dëshironte të ishte i sinqertë edhe me banorët e tjerë e ndaj vendosi që ta thoshte hapur këtë zgjedhje të vetën. Sipas Erionit, Klodi i ka dhënë kurajon edhe shumë personave të tjerë që ta pranojnë këtë si tek vetja, ashtu edhe për të tjerët. Këtë bisedë, Klodi e diskuton edhe me Bertinën. Pasi flasin përfundojnë këtë bisedë, Bertina i thotë se i vjen keq që kur Arbana e pyeti se cilin donte të dilte, ajo përmendi emrin e tij. Klodi e qetëson dhe i thotë se nuk ia merr fare për keq sepse të tilla janë kushtet e lojës dhe secili ka për ta kaluar këtë situatë. Biseda mbi historinë e Klodit zhvendoset nga një ambient në tjetrin ku të gjithë banorët i shprehin përkrahjen atij. Klodi shprehet se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij. Për veten, ai shprehet se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe është mësuar të përballet me këtë gjë. ada i kujton fjalët e Arbanës e cila tha se njerëzit e kulturuar e kuptojnë, ndërsa Olta i kujton se edhe publiku e përkrahu dhe këtë gjë e shprehu me një duartrokitje të gjatë. Klodi tregon disa detaje nga jeta e vet, për vështirësitë e mëdha që ka kaluar, se që në fëmijëri i është dashur që të emigrojë e të punojë, për tradhëtitë dhe braktisjen nga të afërm, për vëllain e madh i cili i ka qëndruar gjithnjë pranë. Teksa tregon për të vëllain, Klodi preket dhe shprehet se ai është krenaria e tij. Ndërsa bisedojnë për rrëfimin e sekretit që Klodi bëri, Domenika shprehet se ai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));