E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim mes Rezartës dhe Enxhit

28/02/10 00:26

Rezarta shkon tek Jetmiri dhe shprehet se nuk po i pëlqen vazhdimi i lojës mes tij dhe Enxhit. Ai ia kthen se është në nominim këtë javë dhe ajo duhet ta lërë që ai të bëjë lojën e tij. Edhe Enxhi është prezent gjatë kësaj bisede dhe e sqaron sërish Rezartën se ajo është bashkë me Mirin vec për lojën, ndërsa në zemër ai ka vetëm atë, Rezartën. Rezarta i drejtohet Enxhit dhe ia thotë në sy se loja e saj nuk i pëlqen. Ti asnjëherë nuk e con lojën deri në fund dhe kur vjen momenti që ti duhet të japësh sqarime, ti e lë cdo gjë për më vonë- i thotë ajo Enxhit e cila nga ana e saj i thotë se gjithnjë i ka cuar gjërat deri në fund. Rezarta merr një shembull në lidhje me Seldin, por Enxhi i thotë se për gjëra personale, sic ishin ato të Seldit, nuk ka pse të diskutojë këtu apo ën sy të të tjerëve, por jashtë. rezarta i jep të drejtë për këtë gjë. Enxhi shton se për lojën e fundit, ka qënë Jetmiri ai që ia ka ndaluar që të sqarohet me të tjerët. Kur ai të jetë gati edhe unë do jem gati- shprehet ajo, ndërsa Rezarta ankohet se pas asaj loje, ajo ka dalë e keqe me të tjerët. Miri ndërhyn dhe thotë se tani që është sërish në nominim, ndjehet i gatshëm për cdo gjë. Ta dija që nominimi do të të bënte kaq aktiv, do të të kisha nominuar dhe unë- i thotë Enxhi atij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›