E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mbështetje për aktivitetin institucional për luftën kundër krimit të organizuar”

20-12-2012 / Gazeta 55

Kryeprokurori Llalla takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Cannon Obe

Kryeprokurori Adriatik Llalla, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri,  Nicholas Cannon Obe. Në takimin e zhvilluar dje, Prokurori i Përgjithshëm falënderoi diplomatin anglez për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë institucioneve shqiptare të drejtësisë. Ai e siguroi ambasadorin Obe se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë për goditjen e krimit shqiptar që operon në Britaninë e Madhe. Ambasadori Obe, nga ana e tij, uroi Prokurorin e Përgjithshëm, Llalla për zgjedhjen në detyrë, si edhe ofroi mbështetjen për aktivitetin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›