Plan 6 pikash per embargon e Serbise ndaj Kosoves
Qeveria shqiptare pergatit nje plan prej gjashte pikash, per te perballuar nje embargo te mundshme te Serbise ndaj Kosoves, pas shpalljes se pavaresise prej kesaj te fundit. Ne mbremjen e djeshme, Kryeministri Berisha ka diskutuar me stafin me te ngushte te tij kete plan prej 6 pikash, nepermjet te te cilit shteti shqiptar do te vije ne ndihme te shtetit me te ri te Ballkanit, pas mevetesise se qe pritet te startoje ne fillim te muajit te ardhshem. Ky plan pritet te zbardhet ditet e ardhshme, dhe vjen ne te njejten linje me deklaraten e Kryeministrit tre jave me pare, teksa garantonte se ne rast embargoje nga ana e Serbise, Kosova do te kishte te hapur kufijte shqiptare per gjithcka.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se "pavaresia e Kosoves eshte rruga me e sigurt per finalizimin e nje tranzicioni, i cili do e shkepuse Serbine nga e shkuara e saj koloniale dhe do ta orientoje ate drejt se ardhmes evropiane". Berisha foli para deputeteve te partise qe drejton, dhe mbi takimet e Davos qe theksoi se kishin ne qender Kosoven dhe integrimin e vendit tone ne NATO. "Pavaresia e Kosoves eshte rruga me e sigurt per finalizimin ne Beograd te nje tranzicioni, i cili do e shkepuse Serbine nga e shkuara e saj koloniale dhe hija e Serbise se madhe dhe do ta orientoje ate drejt se ardhmes evropiane qe kombi serb meriton", deklaroi Berisha. Ne kete drejtim, ai siguroi se "Shqiperia eshte e vendosur te shkruaje nje kapitull te ri ne marredheniet ndermjet dy vendeve, kapitullin e te ardhmes sone evropiane".