Nisin pergatitjet per deklaraten e pavaresise
Udheheqesit e institucioneve te Kosoves kane filluar diskutimet per caktimin e axhendes permbyllese te shpalljes se pavaresise. Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaci dhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi kane zhvilluar dje nje takim pa pranine e mediave. Njekohesisht, me pergatitjet per mevetesine, dje ka filluar debati publik per Kushtetuten e Kosoves. Ajo e percakton Kosoven si nje Republike Parlamentare, nderkohe qe permban edhe dispozitat e percaktuara qysh me pare nga pakoja e Ahtisarit.
Menjehere pas takimi te mbyllur, Thaci tha se eshte diskutuar per perfundimin sa me te shpejte te procedurave dhe pergatitjeve per shpalljen e pavaresise se Kosoves, si dhe per axhenden festive qe do te mbreteroje ate dite ne Kosove. "Ne kemi diskutuar per pergatitjen sa me te shpejte te te gjitha procedurave dhe pergatitjeve perfundimtare qe kane mbetur nga institucionet e Kosoves, ne koordinim me partneret tane, qe te perfundojne te gjitha keto dhe natyrisht te kemi edhe shpallje institucionale shteterore, cfare e meritojne qytetaret e Kosoves, por edhe per perspektiven e axhendes festive", deklaroi Thaci. Ai tha se ne takimin e treshes udheheqese te institucioneve te Kosoves eshte biseduar edhe per te gjitha zhvillimet aktuale politike.
Thaci nenvizoi se Kosova, me deklarimin e pavaresise dhe angazhimin per zbatimin e pakos se Ahtisarit, do te deshmoje edhe njehere se e mireprit edhe misionin e ardhshem civil dhe ushtarak nderkombetar ne Kosove, edhe pas vendimit per statusin. "Kosova e ka mirepritur dokumentin e presidentit Ahtisari, ka marre zotime per implementimin e ketij dokumenti qe eshte afirmativ, qe eshte me nje mbeshtetje civile nderkombetare dhe me prezence te NATO-s. Por, Kosova gjithmone ka derguar edhe mesazhe qe misioni i ri civil evropian dhe amerikan eshte i mirepritur ne rolin mbeshtetes per institucionet e vendit", theksoi Kryeministri i Kosoves.
Ndersa Hashim Thaci ka folur per hapat vendimtare qe institucionet e Kosoves po i ndermarrin per pergatitjen e deklarates se pavaresise dhe hapave tjere, Kryesia e Kuvendit ka caktuar dje seancen plenare per daten 31 janar, por ne rendin e dites se kesaj seance nuk figuron ndonje pike qe ka te beje me statusin. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se deklarata e pavaresise fillimisht do te pergatitet nga udheheqesit e institucioneve. "Pergjegjesine per deklaraten e pavaresise do ta kene Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit. Ky eshte vendimi qe kemi marre sot", tha Krasniqi. Pritet qe ne fazat e ardhshme, pjese e projektit te deklarates se pavaresise te jene edhe lideret e opozites.
Lideret kosovare tashme thone se shpallja e pavaresise eshte nje ceshtje ditesh, perderisa analistet parashohin se Kosova nuk do ta beje publike daten e deklarimit te pavaresise para 4 shkurtit. Sidoqofte, caktimi i axhendes dhe i dates se deklarates se pavaresise, sipas udheheqesve te Kosoves, do te jene vendime te koordinuara me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me Bashkimin Evropian. Keshtu qe, axhenda kohore e ketyre vendimeve besohet se do te jete rezultat i harmonizimeve dhe koordinimeve me nderkombetaret.