E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, tarifa e postes per demshperblimin

Qeveria miratoi ne mbledhjen e saj te djeshme edhe tarifat e sherbimit nga Posta Shqiptare dhe sherbimi konsullor, qe do te paguajne ish-te perndjekurit per te marre shperblimin e tyre. Keshtu, ne draft theksohet se cdo ish i denuar politik, ose familjar i viktimave te regjimit komunist dorezon ne poste dokumentet ne emer te te denuarit. Po keshtu personi qe do te terheqe demshperblimin i deklaron punonjesit te postes qellimin e dergeses dhe pajiset prej tij me formularin tip, ku shenohet numri i dokumenteve te dorezuara dhe elemente te tjera te regjistrimit. Me pas. posta ia dergon kete formular Ministrise se Drejtesise, pervec nje kopje qe ruan per derguesin dhe nje tjeter ne dokumentacionin e saj. "Tarifa e ketij sherbimi postar, e reduktuar, percaktohet nga Keshilli i Ministrave dhe sherbimi kryhet ne te gjitha filialet postare te qyteteve dhe bashkive te vendit", theksohet ne projektin e ardhur nga Ministria e Drejtesise. Nga ana tjeter per te denuarit me vendndodhje jashte vendit, dorezimi i dokumenteve ne Ministrine e Drejtesise kryhet drejtperdrejt nepermjet sherbimit konsullor. Ne percaktimin e ketyre tarifave eshte marre parasysh detyrimi ligjor i Keshillit te Ministrave per te percaktuar nje tarife te reduktuar sherbimi dhe njekohesisht edhe eksperienca qe Ministria e Drejtesise dhe ministri te tjera kane me Posten Shqiptare.
F.M

Tarifat e postes per demshperblimin e ish-te perndjekurve:
1. Per qytetin e Tiranes, 70 leke per aplikim.
2. Per qytetet dhe zonat jashte Tiranes, 100 leke per aplikim.
3. Nga sherbimi konsullor i Republikes se Shqiperise 15 euro per aplikim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›